100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë – zhvillimet, impakti      ndërkombëtar e rajonal, perspektiva.

Simpozium Ndërkombëtar
100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë – zhvillimet, impakti ndërkombëtar e rajonal, perspektiva.
Në Tirana International Hotel, salla “Abret” date 17.11.2012, ora 9.00
Instituti i Studimeve të Europës Juglindore, Tiranë – Shqipëri

  1. Qëllimi dhe objektivat:
    Organizimi i këtij simpoziumi është që përmes paraqitjes së studimeve, ekspertizave dhe kumtesave të studiuesve vendas e të huaj të historisë e të marrëdhënieve ndërkombëtare të sintetizojë përvojën e shtetit shqiptar në 100 vjetorin e tij në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e në rajon. Pavarësia e Shqipërisë e shpallur më 28 Nëntor 1912 shënon momentin kur ajo është shndërruar njëkohësisht edhe në një subjekt ndërkombëtar. Si ka shërbyer kjo periudhë për të rritur peshën dhe ndikimin e këtij vendi në zhvillimet europiane dhe rajonale dhe cilat janë sfidat e sotme e në një periudhë afatmesme për të rritur këtë ndikim? Pikërisht kësaj pyetjeje do t’i përgjigjen trajtesat e këtij sumpoziumi.
    Përvoja e 100 viteve në zhvillimin e politikave të shtetit shqiptar në marrëdhëniet me vendet e tjera kërkon një analizë të thellë e shkencore. Por në simpozium kjo përvojë do të vijë me fakte dhe argumente të reja, përmes të cilave do të vihet në dukje domozdoshmëria e ngritjes në nivel cilësor të diplomacisë dhe politikave euro-atlanike e rajonale të Shqipërisë në funksion të paqes, stabilitetit, integrimeve dhe harmonizimit të politikave zhvillimore e të sigurisë.
    Ky simpozium jep shansin që për çeshtje të tilla të japin eksperiencën dhe të shfaqin dijet e tyre akademikë, profesorë, studiues dhe ekspertë të shquar të historisë dhe çeshtjeve ndërkombëtare në Europë e në hapësirën shqiptare në Ballkan. Kjo do të shërbejë edhe si një eksperiencë e vyer për të hedhur themelet e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e studimeve të tilla akademike midis Institutit të Studimeve të Europës Juglindore si dhe institucioneve europiane të kësaj fushe.
  2. Temat e simpoziumit mund të jenë:
  • Rrethanat ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
  • Luftrat Ballkanike dhe lindja e shtetit shqiptar.
  • Veçoritë e programit politik të shqiptarëve për krijimin e shtetit të pavarur.
  • Nacionalizmi shqiptar dhe ndikimi i tij në shpalljen e pavarësisë.
  • Interesat e Fuqive të Mëdha në procesin e njohjes së shtetit shqiptar.
  • Shqipëria në çeshtjet europiane e ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore.
  • Mbretëria dhe raportet e saj me Fuqitë e Mëdha e vendet e rajonit.
  • Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë gjatë periudhës së komunizmit.
  • Aleancat dhe politika izolacioniste e Shqipërisë komuniste.
  • Shqipëria dhe fqinjët e saj në periudhën e diktaturës komuniste.
  • Shqipëria dhe aleanca me Bashkimin Sovjetik.
  • Shqipëria dhe lidhjet e saj me Kinën.
  • Pozicioni i Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë e pas saj.
  • Politika rajonale e ndërkombëtare pas shembjes së komunizmit.
  • Shqipëria dhe gjeopolitika e Ballkanit.
  • Lufta, paqja dhe konfliktet.
  • Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare në zhvillimin e shtetit demokratik.
  • Politika rajonale në periudhën 1990-2012.
  • Proceset e integrimit euro-atlantik.
  • Integrimi dhe bashkepunimi rajonal.
  • Politika ekonomike dhe procesi i tranzicionit ekonomik.
  • Nikimi i konfliktit në Kosovë në politikën e shtetit shqiptar.
  • Pozita e Shqipërisë gjatë krizës së Kosovës.
  • Impakti i politikës shqiptare në globalizëm.
  • Marrëdhëniet bilateral dhe pjesmarrja në nismat rajonale.
  • Roli i medies dhe shoqërisë civile.
  • Procesi i integrimit në NATO, perspektiva.
  • Kontributi në sigurinë rajonale e globale.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të.
  • Shqipëria dhe Gjermania.
  • Shqipëria dhe Italia.
  • Shqipëria dhe Austria.
  • Shqipëria dhe Serbia.
  • Shqipëria dhe Maqedonia.
  • Shqipëria dhe Turqia.
  • Shqipëria dhe Greqia.
  1. Kalendari i Simpoziumit:
  • Propozimi në Maj 2012.
  • Njoftimi në gusht 2012.
    -Përcaktimi i programit dhe temave për kumtesa shtator 2012.
  • Dërgimi i temave të kumtesave si ekstrat deri me 5 tetor 2012.
    Mbajtja e Simpoziumit në datën 17.11.2012, ora 9.00 në Hotel Tirana International, Tiranë.
    Simpoziumi do të zgjasë një ditë.
  1. Propozime dhe rekomandime:
    Deri me daten 1 nëntor pranohen propozime dhe rekomandime per temat e kumtesave ne adresen [email protected] dhe [email protected].
  2. Gjuha e Simpoziumit:
    Kumtesat do të shkruhen në shqip ose anglisht. Ato do të përkthehen në gjuhën përkatëse alternative.
  3. Informacion për aplikimin:
    Për kumtesën që do të mbahet do të shkruhet përmbajtja me përshkrimin e saj me 300 – 500 fjale gjithsej. Do të shënohet emri i autorit, grada dhe titulli shkencor, numri i telefonit dhe faksit, adresa e e-mailit si dhe adresa e banimit.
  4. Libri i Simpoziumit:
    Përfshin programin e akomodimit dhe të punës si dhe ekstratet e kumtesave në shqip dhe në anglisht. Kumtesat do të botohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht në gjashtëmujorin e pare të vitit 2013
  5. Vendi:
    Simpoziumi mbahet në Tiranë, në Tirana International Hotel, salla “Abret”.
  6. Koha:
    Punimet e simpoziumit do të zhvillohen me datën 17 Nëntor 2012, ora 9.00.
  7. Regjistrimi:
    Regjistrimi për pjesmarrjen me kumtesa do të bëhet deri më 5 nëntor 2012. Ndërsa regjistrimi i pjesmarrësve dhe të ftuarve do të bëhet sipas konfirmimit si dhe 30 minuta para fillimit të Simpoziumit. Në punimet e tij si të ftuar do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të shtetit, politikës, diplomacisë si dhe akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e vendet e tjera të rajonit.
  8. Akomodimi:
    Akomodimi do të jetë në një nga hotelet në qendër të Tiranës. Shpenzimet e akomodimit, udhëtimit dhe ushqimit për lektorët që vijnë nga jashtë vendit do t’i përballojë Instituti i Studimeve të Europës Juglindore. Këto shpenzime përfshijnë dy netë fjetje.

Webseite:
http//www.ises.org.al

  1. Contact:
    Instituti i Studimeve të Europës Juglindore,
    Dr. Enver Bytyçi – Drejtor Ekzekutiv
    Tiranë – Shqipëri
    Tel/Fax +355 4 222 12 93
    Mob: +355 67 20 81 919
    E-mail: [email protected]
    [email protected]

postime te fundit

CONTACT US