marrëveshja e bashkëpunimit dhe partneritetit midis ises dhe ire

Me datën 25 shtator 2017 u nënshkrua në Salzburg të Austrisë marrëveshja e bashkëpunimit dhe partneritetit midis Institutit të Rajoneve të Europës me qendër në Salzburg si dhe Institutit të Studimeve të Europës Juglindore në Tiranë – Prishtinë.

Në emër të Institutit të Rajoneve të Europës marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i tij, Prof. Dr. Franz Schausberger, ndërsa nga ana e Institutit të Studimeve të Europës Juglindore nga drejtori Ekzekutiv i tij, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Dr. Joachim Fritz, sekretar i Përgjithshëm i IRE si dhe Johannes Grossruck, Enri Çeno, Miftar Kastrati dhe Gjorg Kodra nga ana e ISEJ (ISES).

Marrëveshja parashikon veprimtari shkencore, studimore, hulumtuese, monitoruese të përbashkëta në funksion të çeshtjeve politike, ekonomike, sociale, kulturore e religjioze sa i përket proceseve të realizimit të standardeve për integrimet europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor, përkatësisht Shqipërisë dhe Kosovës. Çeshtjet e demokracisë, zbatimit të ligjit, decentralizimit rajonal, të funksionimit të institucioneve të qeverisjes, si atyre legjislative, ekzekutive dhe të jurisprudencës, do të jenë në themel të këtij bashkëpunimi.

Palët kanë rënë dakord që të thellojnë gjithashtu bashkëpunimin në këto fusha edhe sa i përket lidhjes dhe shkëmbimeve në marrëdhëniet midis Republikës së Austrisë si dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Kosovës.

Aplikimi dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta është drejtimi më produktiv i parashikuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi. Ndërkohë që të dy institutet do të shkëmbejnë informacionet midis tyre për studimet, anketimet, monitorimet, ekspertizat dhe hulumtimet që ato bëjnë në fushat përkatëse të parashikuara në marrëveshje.

postime te fundit

CONTACT US